English Shqip / Srpski
 

Rasti i Tisës: dorëzohet një i dyshuar

26 tetor, 2009

EULEX-i konfirmon që i ka filluar hetimet lidhur me kontrabandimin e emigrantëve.

Hetimet lidhur me kontrabandimin e emigrantëve ku përfshihet numri prej 19 personave (kosovarë) nga të cilët supozohet se 16 kanë gjetur vdekjen si pasojë e përmbytjes së barkës e cila po i barte ata për në Hungari përmes lumit Tisa.

Të shtunën mbrëma, një person erdhi vetë në Policinë e Kosovës dhe e dha një deklaratë të rëndësishme lidhur me përfshirjen e tij në këtë rast. I dyshuari i dorëzoi policisë paratë që i ishin dhënë nga viktimat si garanci e pagesës (kapar) për organizimin e kontrabandimit të tyre.

Hetimet tregojnë që të dyshuarit i janë paguar rreth € 6.000 deri € 8.000 për secilin grup të familjeve.

Hetimet aktualisht janë të përqendruara në identifikimin e personave jashtë vendit që ishin të lidhur me organizatorët e lartpërmendur të kontrabandimit të cilët ndihmonin gjatë kalimit transit të personave përtej kufijve.

Prokurori i  EULEX-it, i cili po i udhëheq hetimet, bashkë me dy zyrtarë të PK-së tani ndodhen në Hungari për të mbledhur informacione shtesë.

Press Contacts:

Christophe Lamfalussy, Head of EULEX PPIO, +377 44 960 109
Karin Limdal, Deputy Head of EULEX PPIO, +377 44 799 247