03 dhjetor, 2009
Lidhur me rastin të cilin e ka hapur Prokuroria Speciale (PSRK) mbi pohimet e bëra nga N.B., EULEX-i do ta mbrojë konfidencialitetin e hetimeve që janë duke u zhvilluar, për t’ju mundësuar prokurorëve të PSRK-së dhe policëve të punojnë pa asnjë pengesë.
Parimi i konfidencialitetit është bazë për sundimin e ligjit që ka për qëllim sigurimin e efektshmërisë së hetimeve, si dhe të drejtat e të gjithë personave në fjalë, qofshin ata dëshmitarë ose të dyshuar.
Në çdo hetim penal, dëshmitë duhet të mblidhen dhe të shqyrtohen nga hetuesit dhe prokurorët me një saktësi shumë të madhe. Vetëm pas përfundimit të këtyre hetimeve mund të konkludohet nëse personat do të sillen para gjykatës për një gjykim të drejtë dhe publik.
Si mision për sundimin e ligjit, EULEX-i e respekton plotësisht parimin e konfidencialitetit në deklaratat e veta publike dhe pret që këtë shembull ta ndjekin të gjithë, ashtu që drejtësia të ndahet në mënyrë të barabartë për të gjithë.