English Shqip / Srpski
 

Shtatë persona arrestohen lidhur me rastin Tisa

16 dhjetor, 2009

 Tre persona janë arrestuar në lidhje me të ashtuquajturin “Rasti Tisa i trafikimit me njerëz” me urdhër arrest të lëshuar nga gjykatësi për procedurë paraprake i EULEX-it.

Lidhur me rastin Tisa edhe katër persona të tjerë janë në arrest të përkohshëm të autorizuar nga Prokurori Special i EULEX-it.

Arrestimet janë kryer nga Policia e Kosovës.

 Personat janë marrë në paraburgim pas një serie operacionesh në mëngjesin e së mërkurës (16 dhjetor 2009). Operacionet janë zhvilluar në komunat e Vitisë, Gjakovës, Podujevës, Gjilanit dhe Prishtinës.

Për momentin, katër të dyshuarit që janë në arrest të përkohshëm me kërkesën e Prokurorit Special të EULEX-it, janë duke u marrë në pyetje me mundësi që gjykatësi për procedurë paraprake i EULEX-it të urdhëroj masën e paraburgimit.