12 janar, 2010
Sot në Prishtinë, Departamenti Ekzekutiv i Policisë së EULEX-it e ka arrestuar një person që dyshohet se ka marrë pjesë në dy tentim vrasje. Arrestimi është bërë me urdhër të një gjykatësi të procedurës paraprake nga EULEX-i në lidhje me të ashtuquajturin “Rasti Bllaca”.
D.H. akuzohet për pjesëmarrje në dy tentim vrasje, njëra e kryer në nëntor 1999 në Prishtinë, kurse e dyta në qershor 2000 në Ferizaj.
Hetimet janë duke u zhvilluar nga Policia e EULEX-it nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale (PSRK).
Kontaktet:
Christophe Lamfalussy, Shefi i ZIP të EULEX-it, +377 44 960 109
Kristiina Herodes, Zëdhënese për Drejtësi, +377 44 702 689