English Shqip / Srpski
 

Një aktgjykim i rëndësishëm i Gjykatës Supreme

14 janar, 2010

Paneli i përbërë nga pesë gjykatës (tre gjykatës të EULEX-it dhe dy gjykatës të Kosovës) në Gjykatën Supreme të Kosovës, më 12 janar 2009, morën vendimin i cili shënon përmbylljen e të gjitha lëndëve penale të kësaj shkalle të trashëguara nga UNMIK-u.

Disa nga këto lëndë të trashëguara kanë të bëjnë me vepra penale të kryera dhjetë vite më parë.

Këto shqyrtime përfshinin ankesa të shkallës së dytë, shkallës së tretë dhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë. Akuzat në këto lëndë penale janë të ndryshme: nga ato që kanë të bëjnë me krime lufte deri te veprat penale të larjes së parave, krimit të organizuar, veprave terroriste, marrjes së ryshfetit etj. Ndërkohë, ekipi i EULEX-it në Gjykatën Supreme është dashur gjithashtu të merret edhe me ankesat tjera lidhur me rastet tjera në tërë Kosovën.

Kryetarja e Asamblesë së Gjykatësve të EULEX-it, Maria Giuliana Civinini, e cilësoi këtë si hap të rëndësishëm për EULEX-in. “Reduktimi i të ashtuquajturës ‘trashëgimia nga UNMIK-u’ ishte një nga prioritetet tona kryesore që kur EULEX-i i arriti kapacitetet fillestare operative në dhjetor të vitit 2008, i cili u realizua në bashkëpunim të mirë me gjykatësit kosovarë. Po ashtu, kemi kënaqësinë të themi se ky hap i rëndësishëm pritet që gjithashtu të arrihet edhe nga ekipet tjera të gjykatësve të EULEX-it në nivelin e Gjykatave të Qarkut në një të ardhme të afërt,” tha znj. Civinini.

Gjykimi i parë me pjesëmarrjen e EULEX-it në Gjykatën Supreme është mbajtur më 10 mars 2009 dhe vendimi i parë është nxjerrë më 12 mars 2009.
Aktualisht janë pesë gjykatës penal të EULEX-it, dy zyrtarë ligjor dhe një këshilltar për lëndët penale që punojnë punuar në Gjykatën Supreme, të cilët shoqërohen edhe nga një ekip tjetër me kolegë vendas dhe ndërkombëtar si dhe personeli mbështetës.

 

Press Contacts:

Christophe Lamfalussy, Head of EULEX PPIO, +377 44 960 109
Kristiina Herodes, Justice Spokesperson, +377 44 702 689