15 shkurt, 2010
Sot në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, një panel i përbërë prej gjykatësve të EULEX-it dhe gjykatësve të Kosovës vendosën që gjykimi i A.K. të shtyhet për datën 22 Shkurt 2010.
Arsyeja e shtyerjes ishte që të pandehurit t’i jepet një kohë e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e tij, në përputhje me dispozitat relevante të kodit të procedurës penale. I pandehuri A.K. ishte ftuar në gjykatë më datën 9 Shkurt 2010.
A.K. ishte akuzuar për pjesëmarrje në një turmë njerëzish që ka kryer vepër penale; pjesëmarrje në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës së tyre zyrtare dhe thirrje për rezistencë. Këto tri shkelje supozohet se janë kryer gjatë demonstratave të datës 10 Shkurt 2007.
Prokuroria përfaqësohet nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës (ZPSK).