22 shkurt, 2010
Sot, gjykatësi kryesues në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë urdhëroi Policinë e Kosovës që të përcjell të pandehurin A.K. për në gjykatë. A.K. nuk është paraqitur sot në seancën dëgjimore përkundër thirrjes dhe kalimit të afatit kohor ligjor. Urdhëri i gjykatësit është i detyrueshëm sipas nenit 341 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. Kur i akuzuari i thirrur me rregull nuk paraqitet në shqyrtim gjyqësor dhe nuk e arsyeton mungesën, kryetari i trupit gjykues lëshon urdhërin për të sjellur të akuzuarin në gjykatë.
Prezenca e të pandehurit është e detyrueshme, si formë e parë e garantimit të procedurës për vetë të pandehurin.
Gjykimi shtyhet për në orën 12.30 sot