24 shkurt, 2010
Sot në selinë e EULEX-it në Prishtinë u mbajt takimi i pesëmbëdhjetë i Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit, i cili u bashkë-kryesua nga shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, dhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Njëra prej çështjeve kryesore të cilat u diskutuan ishte nevoja për ta shtuar luftën kundër korrupsionit. Si EULEX-i ashtu edhe autoritetet e Kosovës janë pajtuar ta mbështesin rritjen e resurseve për Prokurorinë Speciale (PSK).
Zëvendëskryeministri Kuçi tha se do të ‘ofrohet mbështetje politike dhe financiare shtesë për grupin punues’ që ta luftojë korrupsionin. Shefi i EULEX-i e mirëpriti vendosmërinë e Qeverisë për t’u marrë me këtë çështje serioze.
“Duhet ta ndërtojmë një strukturë për të treguar që EULEX-i dhe Qeveria janë të përkushtuar për ta luftuar korrupsionin,” tha Yves de Kermabon.
Është paraparë që të punësohen specialistë në fushat siç janë vënia e taksave, biznesi, llogaritë bankare dhe prokurimi në mënyrë që ta mbështesin punën e prokurorëve në PSK.
Një varg i çështjeve të tjera u diskutuan nga ana e Bordit, i cili e bashkërendon punën në përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovës. U zhvillua një diskutim lidhur me planet për përmirësimin e procesit të planifikimit të emergjencave civile. Si EULEX-i ashtu edhe ministri i punëve të brendshme i Kosovës u pajtuan të punojnë së bashku në këtë drejtim, të mbështetur nga KFOR-i dhe Forca e Sigurisë e Kosovës. Po ashtu kishte diskutime për përmirësimin e ndihmës juridike ndërkombëtare, për ligjin mbi të huajt dhe punën e Bordit të Pavarur Shqyrtues, i cili i shqyrton ankesat në fushën e vënies së taksave dhe të doganës.
Press Contacts:
Nicholas Hawton, U.D. së Zëvendës shefit të ZSHIP dhe Zyrtar për kontaktim të publikut,044 721 784