25 shkurt, 2010
Pas vizitës së Përfaqësues së Lartë/Nënkryetares Catherine Ashton në Beograd javën e kaluar, shefi i EULEX-it në Kosovë, z. Yves de Kermabon, do të qëndrojë në Beograd më 2-3 mars me ç’rast do të mbajë takime me ministrin për Kosovë, z. Bogdanoviç, dhe me zyrtarët e tjerë serbë për të diskutuar lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë. Autoritetet e Kosovës janë informuar lidhur me këtë vizitë, objektivë e të cilës, në mesin e shumë objektivave të tjera, do të jetë kthimi i funksionimit të duhur të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicën Veriore.