English Shqip / Srpski
 

Komunikatë e përbashkët për shtyp – takimi i 17-të i Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit

Zotimi i përbashkët për forcimin e sundimit të ligjit

19 maj 2010

Bordi i Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit, i bashkë-kryesuar nga Yves de Kermabon,  Shefi i EULEX-it, dhe Hajredin Kuçi, Zëvendës-kryeministër, mbajti sot takimin e tij të 17 në selinë e EULEX-it në Prishtinë.

Z. de Kermabon theksoi se EULEX-i ka bërë shumë punë kohëve të fundit në përmbushjen e mandatit ekzekutiv të tij, duke spikatur punën e rëndësishme lidhur me varrezën masive të mundshme në Rashkë. “Të gjitha aktivitetet e EULEX-it janë duke u realizuar me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.  Kjo është ajo që ne do të vazhdojmë ta bëjmë.  Po ashtu, ky është edhe qëllim i Qeverisë me të cilën kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm, një trend që është në vijim e sipër,” tha Mr. de Kermabon.

Z. Kuci, Zëvendës-kryeministër, shprehu mirënjohje për punën e EULEX-it në sferën e sundimit të ligjit në kontekstin e procesit të integrimit të Kosovës në BE.

Përkitazi me nevojën e emërimit të 9 anëtarëve që mungojnë në Bordin e Pavarur Shqyrtues ashtu që ati t’i mundësohet që të merret urgjentisht me një numër të rasteve të pazgjidhura të grumbulluara, Ahmet Shala, Ministër i Financave, tha se këto emërime do të bëhen deri në takimin e radhës të BPBSL më 7 korrik.

Haki Demolli, Ministër i Drejtësisë dhe Bajram Rexhepi, Ministër i Punëve të Brendshme thanë se përzgjedhja e 30 oficerëve të PK-së dhe e 5 ekspertëve për Task Forcën Anti-Korrupsion do të kryhet po ashtu deri në takimin e radhës të BPBSL.

Zëvendës-kryeministri Kuçi e theksoi rëndësinë e emërimit të Drejtorit të Mjekësisë Ligjore për shkak të përkushtimit të fuqishëm të Qeverisë ndaj çështjes së personave të pagjetur dhe për pajtimin.
_____

Press Contacts

Alexandra George, Zëdhënëse për doganë,049 782 969.