English Shqip / Srpski
 

Klompenhouwer u takua me Kryeministrin Thaçi

25 Maj 2010

Yves de Kermabon (majtas) dhe Kees Klompenhouwer (në mes) gjatë takimit me KM Thaçi (djathtas)
 

 

Kees Klompenhouwer, Komandant i Operacioneve Civile të Bashkimit Evropian, u takua sot me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Z. Klompenhouwer ishte i shoqëruar nga Yves de Kermabon, Shef i EULEX-it.

“Unë e pata një takim shumë të frytshëm me Kryeministrin. Përgjatë tërë bisedës sonë ne e theksuam nevojën për ta vazhduar bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe EULEX-it,” tha Klompenhouwer.

Kryeministri Thaçi e shprehu vendosmërinë e tij dhe atë të Qeverisë për ta rritur luftën kundër korrupsionit dhe për krijimin e sundimit të ligjit pavarësisht përkatësive etnike apo politike. “Ne po bashkëpunojmë ngushtë me EULEX-in i cili është duke e ndihmuar Kosovën që të shënojë progres në krijimin e institucioneve të sundimit të ligjit që funksionojnë si duhet.”

 
Foto tjera:
 

Të dyja palët u pajtuan për një partneritet të ngushtë me angazhimin e institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Mes tjerash, institucionet e Kosovës mund të marrin një rol prijës gjithnjë e më të madh nëpërmjet Task Forcës Anti Korrupsion.

Z. Klompenhouwer, i cili aktualisht ndodhet në një vizitë tri ditore në Kosovë, është përgjegjës për të gjitha misionet civile të Politikës së Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje (PPSM/CSDP) anekënd botës, siç është edhe EULEX-i.

Press Contacts

Karin Limdal, Head of EULEX PPIO, +386 78 (0)43 6350