26 Maj 2010
|
|||
---|---|---|---|
Komandanti për Operacione Civile të Bashkimit Evropian, z. Kees Klompenhouwer këtë javë është duke e vizituar Kosovën. Z. Klompenhouwer është përgjegjës për të gjitha misionet civile të BE-së nëpër botë. Përveç takimit me Shefin e Misionit të EULEX-it dhe anëtarëve të tjerë, ai po ashtu ishte takuar edhe me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Lamberto Zannier, Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të BE-së, Renzo Daviddi sikurse edhe me disa ambasadorë. Ai ishte takuar edhe me Kryeministrin Hashim Thaçi dhe disa ministra të Qeverisë.
Sot, z. Klompenhouwer vizitoi Portën 1, Shtëpinë e BE-së, Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë dhe Pikën e BE-së për Informim në pjesën veriore të Mitrovicës. Ai veçanërisht u interesua për aktivitetet e BE-së në pjesën veriore të Mitrovicës dhe ishte takuar me pjesëtarë të EULEX-it të cilët punojnë në këtë pjesë të Kosovës.
Other Photos: |
||
“Unë kam ardhur këtu për të marrë informacion drejtpërsëdrejti nga pjesëtarët e misionit të EULEX-it lidhur me punën e tyre dhe përparimin e arritur në pjesën veriore dhe për t’i siguruar qytetarët e të gjitha komuniteteve të kësaj pjese se BE-ja do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të ardhmen e tyre. Objektiva jonë është të përkrahim stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin – që janë vlera evropiane – për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës” tha z. Klompenhouwer.
Shefi i Misionit të EULEX-it shtoi se, EULEX-i ka shtuar prezencën e vet në pjesën veriore të Kosovës: “Përveç prezencës së vet të përhershme në Portën 1 dhe 31, ne tani kemi policë të cilët punojnë në të gjitha stacionet e policisë në pjesën veriore të Kosovës, ndërsa gjykatësit dhe prokurorët tanë janë vendosur në Gjykatën e Qarkut. Ne tani jemi duke e inkurajuar stafin tonë për të banuar në pjesën veriore dhe për të jetuar në mesin e komuniteteve me të cilët punojnë”, tha Yves de Kermabon.
Press Contacts
Karin Limdal, Head of EULEX PPIO, +386 (0)49 78 6350