English Shqip / Srpski
 

EULEX me mandat të vazhduar edhe për dy vjet

08 qershor, 2010

Këshilli ka miratuar vendimin për vazhdimin e Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (misioni i EULEX-it në Kosovë) për një periudhë dy vjeçare deri me 14 qershor 2012.

Ky vendim vë në pah përkushtimin e fuqishëm të BE-së në Kosovë, veçanërisht për sundimin e ligjit dhe për perspektivën Evropiane të Kosovës. Misioni i EULEX-it në Kosovë është misioni më i madh civil i cili është nisur ndonjëherë nën mbikëqyrjen e politikës së përbashkët të BE-së për siguri dhe mbrojtje. Së bashku në partneritet me institucionet e Kosovës qëllimi I misionit është që të ndihmojë autoritetet dhe agjencitë për fuqizimin e ligjit në përparimin e tyre për të qenë të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm. Edhe më tej do të zhvillojë dhe fuqizojë sistemin e drejtësisë si të pavarur dhe shumetnik ; policinë që të jetë shumetnike edhe shërbimin doganor, duke siguruar kështu që këto institucione të jenë të lira nga ndërhyrjet politike dhe të mbështeten në standardet ndërkombëtarisht të njohura dhe praktikat më të mira Evropiane.

Misioni, në tërësi në bashkëpunim me programe tjera të BE-së për asistencë do të zbatojë mandatin e vetë përmes monitorimit, mentorimit dhe këshillimit duke mbajtur përgjegjësi të caktuara ekzekutive. Misioni i EULEX-it në Kosovë ka filluar punën me 4 shkurt 2008 I miratuar me veprimin e përbashkët 2008/124/CFSP, dhe ishte paraparë të mbarojë me 14 qershor 2010. Në dhjetorë të vitit 2008 ai ka arritur potencialin e plotë fillestarë dhe atë operacional në mënyrë të plotë në muajin prill 2009. Misioni është duke realizuar mandatin e vetë në tërë Kosovën.
Video: tvnewsroom.consilium.europa.eu