14 qershor, 2010
Sot, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, një panel i përzier i gjyqtarëve, i përbërë nga një gjyqtar i Kosovës dhe dy gjyqtarë të EULEX-it, nxori vendimin në vijim në të ashtuquajturin rasti A.K.:
A.K. u shpall fajtorë për pjesëmarrje në grup i cili i ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare me rastin e demonstratave të mbajtura më 10 shkurt 2007. A.K. u dënua me 9 muaj por u lirua menjëherë pasi që u mor parasysh koha që e ka kaluar në paraburgim deri tani.
Prokuroria e tërhoqi akuzën e parë dhe të tretë gjatë procesit, që do të thotë: pjesëmarrjen në turmë që ka kryer vepër penale dhe thirrje për rezistencë.
Gjykimi i A.K. rifilloi më 15 shkurt 2010 dhe u shty disa herë.
Prokurorinë e ka përfaqësuar një prokuror vendas nga Prokuroria Speciale (PSRK).
EULEX-i e çmon punën e mirë të Policisë së Kosovës, të prokurorisë dhe të gjyqësorit vendas gjatë kryerjes së funksionit të tyre përkatës, duke i ndihmuar në këtë mënyrë forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.