Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerNga Finlanda dhe Suedia në Kosovë: Njihuni me...

Nga Finlanda dhe Suedia në Kosovë: Njihuni me Alexander Fassihi, monitoruesi më i ri drejtësisë në Misionin tonë

13 nëntor

Alexander Fassihi iu bashkua familjes së EULEX-it kohëve të fundit dhe e filloi punën si Monitorues i Drejtësisë në Njësinë tonë për Monitorimin e Rasteve. Me këtë rast, gazeta lokale finlandeze që botohet në gjuhën suedeze “Vasabladet” e botoi një artikull për Alexanderin dhe kalimin e tij në një mjedis tërësisht të ri në Kosovë. 

“Kjo është një punë interesante dhe unë dua të kontribuoj në fuqizimin e sistemit kosovar të drejtësisë”, thotë Alexanderi. 

Përpara se të vinte në Kosovë, Alexanderi ka punuar si gjyqtar në Suedi, prandaj ai do të ketë mundësi të përfitojë përvoja në një sistem tërësisht të ri të drejtësisë. Tani, si Monitorues i Drejtësisë, përveç monitorimit të sistemit vendas të drejtësisë, ai gjithashtu i ndihmon prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës duke e ofruar përvojën ligjore të tij. 

Kosova do të jetë shtëpia e re e Alexanderit për të paktën një vit. Për shkak të pandemisë, ai ende nuk ka pasur mundësi që ta përjetojë shtëpinë e tij të re. Përkundër kësaj, ai mezi s’pret që të punojë me kolegët nga e mbarë Evropa dhe ta eksplorojë kulturën dhe mjedisin në të cilin ai do të jetojë gjatë disa muajve të ardhshëm. 

Versionin e plotë të artikullit në gjuhën suedeze e gjeni këtu:

https://www.vasabladet.fi/Artikel/Visa/401775


 

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media