11 mars 2015
Sot, Shefi i Misionit EULEX, Gabriele Meucci e përshëndeti takimin e mbajtur në Beograd më 10 mars 2015 ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni dhe Drejtorit të Policisë së Serbisë Milorad Veljović.
Takimi ndërmjet dy drejtorëve të policive ishte i pari i kësaj natyre. Meucci e përgëzoi atmosferën profesionale të takimit, gjatë të cilit u diskutuan tema si: bashkëpunimi policor, integrimi policor, krimet ndërkufitare dhe migrimi i kundërligjshëm. Meucci e vlerësoi fillimin e takimeve të drejtpërdrejta ndërmjet zyrtarëve policor të Kosovës dhe Serbisë, duke rekomanduar që ky bashkëpunim konstruktiv të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ky takim është lehtësuar nga EULEX-i si pjesë e mbështetjes së autoriteteve të Prishtinës dhe të Beogradit në kuadër të mandatit të tij për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve të Prishtinës dhe të Beogradit për sundimin e ligjit, duke përfshirë zyrtarët e policisë, drejtësisë dhe doganës.