Fillimi  BreadCrumbTrailerPolitika e Privatësisë

POLITIKA E EULEX-it PËR PRIVATËSINË


 

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (në tekstin e mëtejmë “EULEX-i”) është i përkushtuar ndaj privatësisë së shfrytëzuesve.

Politika për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin e të dhënave personale nga EULEX-i bazohet në Rregulloren (EU) 2018/1725 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin e të dhënave personale nga institucionet dhe organet, zyrat dhe agjencitë e Bashkimit, si dhe lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave dhe për shfuqizimin e Rregullores (EC) Nr. 45/2001 dhe Vendimin nr. 1247/2002 / EC (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja).

Kjo politikë e mbulon faqen elektronike (uebsajtin) e EULEX-it në kuadër të domenit eulex-kosovo.eu. Megjithëse ju mund të shfletoni/kërkoni nëpër pjesën më të madhe të këtij uebsajti pa e dhënë asnjë informacion rreth vetes tuaj, në disa raste, të dhënat personale janë të nevojshme për t’i ofruar shërbimet elektronike që ju i kërkoni.

EULEX-i i mbledh VETËM ato të dhëna personale të cilat na keni dhënë dhe nuk e mbledhim asnjë informacion tjetër rreth jush. Përveç kësaj, uebsajti ynë nuk përdor asnjë “cookie”.

Shfrytëzimi i pjesëve të këtij uebsajti ku kërkohen të dhënat tuaja personale, do të trajtohet dhe menaxhohet sipas udhëzimeve të EULEX-it dhe parimeve të Rregullores. Për më tepër, nëse është e nevojshme, EULEX-i do të ofrojë informata në lidhje me përdorimin e të dhënave tuaja personale në deklarata specifike të privatësisë.

Në lidhje me këtë,

  • Për secilin shërbim elektronik, një kontrollues (EULEX) i përcakton qëllimet dhe mjetet e përpunimit të dhënave personale dhe siguron përputhshmërinë me politikën e privatësisë
  • Një Këshilltar për Mbrojtjen e të Dhënave i Misionit siguron që janë aplikuar dispozitat e udhëzimeve dhe të Rregullores dhe njofton për përmbushjen e detyrimeve të kërkuara.

Ky uebsajt ofron lidhje/vegza me faqet të palëve të treta të caktuara. Pasi që ne nuk i kontrollojmë ato, ju inkurajojmë që të shikoni politikat e tyre të privatësisë.

Shërbimet elektronike (e-shërbimet)

E-shërbimi në uebsajtin e EULEX-it është një shërbim ose burim i vënë në dispozicion në internet në mënyrë që të përmirësohet komunikimi midis njerëzve dhe bizneseve nga njëra anë dhe EULEX-it nga ana tjetër.

Nga uebsajti i EULEX-it ofrohen ose do të ofrohen 3 lloje të e-shërbimeve:

  • Shërbimet e informimit të cilat u mundësojnë njerëzve, mediave, bizneseve, administratave dhe të tjerëve qasje të lehtë dhe efektive në informacion;
  • Shërbimet e komunikimit interaktive që lejojnë kontakte më të mira me njerëzit, bizneset, shoqërinë civile dhe organet publike, në mënyrë që të lehtësohen konsultimet dhe komentimet lidhur me politikat (lidhjet me mediat sociale);
  • Shërbimet e transaksioneve që lejojnë qasje në të gjitha format themelore të transaksioneve me EULEX-in, siç janë prokurimi, operacionet financiare, rekrutimi, regjistrimi për ngjarje të caktuara, marrja e dokumenteve.

Informatat që i përmban një deklaratë specifike e privatësisë

Një deklaratë specifike e privatësisë që mbulon operacione të veçanta të përpunimit të dhënave do të jetë në dispozicion, e cila i përmban informatat e mëposhtme:

  • Cilat informata mblidhen dhe për çfarë qëllimi:
  • Mjetet teknike se si i mbledh EULEX-i informatat personale në mënyrë që ta përmbush një qëllim të caktuar;
  • Kujt i zbulohen informatat tuaja (nëse po);
  • Si mund t’u qaseni informatave tuaja, ta verifikoni saktësinë e tyre dhe nëse ka nevojë t’i korrigjoni apo të kërkoni fshirjen e tyre;
  • Sa gjatë do të mbahen të dhënat tuaja;
  • Çfarë masa sigurie janë marrë për ruajtjen e informatave tuaja nga keqpërdorimi i mundshëm apo qasja e paautorizuar;
  • Kë duhet kontaktuar nëse keni ndonjë pyetje apo kërkesë.

Statistikat e uebsajtit

Në mënyrë që ta vlerësojmë faqen tonë në mënyrë statistikore, ne përdorim softuerin analitik pa pagesë për ueb “AWStats”. Ky mjet përdoret për analizimin e skedarëve të regjistrave standard të uebserverëve që krijohen në bazë të kërkesave të vizitorëve. Analizat statistikore kryhen në skedarët e regjistrave që përmbajnë IP adresa, sisteme operative, shfletues dhe faqe të vizituara.

Kontaktimi i faqes së EULEX-it

Uebsajti i EULEX-it ju udhëzon të komunikoni me ne, duke e dërguar një email. Nëse na kontaktoni, ne mund të mbajmë një regjistër të asaj korrespondence.

Kur e dërgoni një mesazh, të dhënat tuaja personale regjistrohen vetëm për t'u përgjigjur. Nëse ekipi përgjegjës për kutinë postare nuk është në gjendje të përgjigjet në pyetjen tuaj, ai do ta përcjellë mesazhin tuaj tek një shërbim tjetër. Ju do të informoheni me anë të emailit se cilit shërbim i është përcjellë pyetja juaj.

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me përpunimin e emailit tuaj dhe të dhënave përkatëse personale, mos hezitoni t'i përfshini ato në mesazhin tuaj.

Ruajtja e informatave

Uebsajti i EULEX-it funksionon në një server me bazë në Kosovë. Programi AWstats është pjesë e paketës standarde të “ueb hosting” dhe përdoret nga ne vetëm për ta përmirësuar uebsajtin tonë. Në fund të çdo muaji sistemi i fshin automatikisht regjistrat e arkivuar të muajit  paraprak.

 

Pika e kontaktit

Nëse dëshironi të merrni më shumë informacion në lidhje me të dhënat tuaja personale të ruajtura në lidhje me uebsajtin e EULEX-it, ju mund të na dërgoni email në adresën e mëposhtme. Në email-in tuaj, duhet ta theksoni qartë kërkesën tuaj dhe ta përfshini URL-në e uebsajtit/ueb faqeve të cilave ju referohet kërkesa juaj.

Email: info@eulex-kosovo.eu