BE-ja në Kosovë

BE-ja në Kosovë

BE-ja në Kosovë

Në Kosovë funksionojnë dy trupa kryesore të BE-së: EULEX-i dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë / Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) në Kosovë. 

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë / Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë 

Zyra e BE-së luan rol shumë të rëndësishëm në realizimin e agjendës evropiane në Kosovë me qëllim që ta përkrahë përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian. Duke qenë pjesë përbërëse e Shërbimit të Jashtëm Evropian dhe përfaqësisë së Komisionit Evropian në Prishtinë, Zyra siguron mbajtjen e dialogut të përhershëm politik dhe teknik me institucionet e Brukselit. PSBE i jep këshilla dhe mbështetje Qeverisë së Kosovës lidhur me proceset politike; ofron bashkërendim të përgjithshëm për pranitë e BE-së në Kosovë; dhe kontribuon në zhvillimin dhe në konsolidimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të lirive thelbësore në Kosovë. PSBE i raporton Këshillit të Bashkimit Evropian, trupit ndërqeveritar i cili i përfaqëson të 27 shtetet anëtare të BE-së, përmes Përfaqësuesit të Lartë/Zëvendësit të Presidentit të Komisionit Evropian, Josep Borrell Fontelles. 

Shef i Zyrës: Tomáš Szunyog

Personi kontaktues:

Telefoni: +383 38 5131 200

press.eukosovo@eeas.europa.eu

https://eeas.europa.eu/delegations/kosovo_en