Fillimi  BreadCrumbTrailerEULEX & BE-ja  BreadCrumbTrailerÇ’është EULEX-i?

Ç’është EULEX-i?

Misioni

EULEX Kosova ka filluar në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje. Misioni i përgjithshëm i EULEX-it është t’i asistojë autoriteteve të Kosovës në ngritjen e institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura të sundimit të ligjit. Mandati aktual i Misionit është filluar për ta mbuluar periudhën deri më 14 qershor 2021 duke u bazuar në Vendimin e Këshillit CFSP 2020/792.  EULEX-i funksionon brenda kornizës së Rezolutës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244.

Misioni EULEX i mbështetë institucionet relevante të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në përputhje të plotë me praktikat më të mira të BE-së. Në kuadër të mandatit aktual, Misioni zhvillon aktivitete të monitorimit dhe ka funksione ekzekutive të kufizuara. Misioni vazhdon t’i mbështetë Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në përputhje me legjislacionin përkatës të Kosovës.

Mandati

EULEX Kosova zbaton mandatin përmes Shtyllës për Monitorim dhe Shtyllës Operative

Shtylla për Monitorim bënë monitorimin e rasteve dhe gjykimeve të caktuara në sistemin e drejtësisë të Kosovës. Shtylla i përqendron aktivitetet e veta të monitorimit në raste të përzgjedhura të cilat janë trajtuar nga EULEX-i gjatë mandatit të tij të mëparshëm që ka përfunduar në mes të qershorit 2018 dhe që më pastaj i janë dorëzuar gjyqësorit vendas, si dhe në raste të tjera që mund të kenë ndikim mbi rrugëtimin evropian të Kosovës.

Shtylla për Monitorim po ashtu e mbështetë Shërbimin Korrektues të Kosovës për të zhvilluar ekip menaxherial të lartë të konsoliduar dhe profesionist si dhe kapacitete të qëndrueshme për të luftuar ndërhyrjet e papranueshme dhe trajtimet preferenciale të të burgosurve.

EULEX-i vazhdon të ofrojë mbështetje teknike për zbatimin e marrëveshjeve përkatëse nga Dialogu i fasilitiar nga BE-ja për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Funksionet operative kryhen nga Shtylla Operative e Misionit e cila ka kapacitet të mbetur të kufizuar si reagues i dytë në fushën e sigurisë dhe ofron mbështetje të vazhduar për kapacitetet e Policisë së Kosovës për kontrollin e turmave dhe të trazirave. Misioni vazhdon ta menaxhojë programin e tij për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe i ndihmon Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar me mbështetje logjistike dhe operacionale në pajtim me legjislacionin përkatës të Kosovës.

Fakte të shpejta:

Mandati: deri më 14 qershor 2021

Periudha e rikonfigurimit: deri më 14 dhjetor 2018

Shef i Misionit: Lars-Gunnar Wigemark

Kapaciteti i autorizuar: 503 staf 

Zyrat qendrore: Prishtinë, Kosovë 

Baza Ligjore: Veprimi i Përbashkët i BE-së i muajit shkurt 2008 dhe Vendimet e mëvonshme të Këshillit të qershorit 2010, 2012, 2014, 2016, 2018, 2020

EULEX-i mbështetet nga të 27 Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe pesë Shtetet Kontribuese (Kanadaja, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara).

EULEX-i mbështetet nga të gjitha 28 Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian  dhe nga pesë shtete kontribuuese (Kanadaja, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara).


Baza Ligjore: 

COUNCIL JOINT ACTION 2008/124/CFSP of 4 February 2008 on the European Union Rule of Law Mission in Kosovo* (EULEX KOSOVO)

COUNCIL JOINT ACTION 2009/445/CFSP of 9 June 2009 amending Joint Action 2008/124/CFSP on the European Union Rule of Law Mission in Kosovo* (EULEX KOSOVO

COUNCIL DECISION 2010/322/CFSP of 8 June 2010 amending and extending Joint Action 2008/124/CFSP on the European Union Rule of Law Mission in Kosovo* (EULEX KOSOVO)

COUNCIL DECISION 2012/291/CFSP of 5 June 2012 amending and extending Joint Action 2008/124/CFSP on the European Union Rule of Law Mission in Kosovo* (EULEX KOSOVO)

COUNCIL DECISION 2014/349/CFSP of 12 June 2014 amending Joint Action 2008/124/CFSP on the European Union Rule of Law Mission in Kosovo*( EULEX KOSOVO)

COUNCIL DECISION (CFSP) 2016/947 of 14 June 2016 amending Joint Action 2008/124/CFSP on the European Union Rule of Law Mission in Kosovo* (EULEX KOSOVO) 

COUNCIL DECISION (CFSP) 2018/856 of 8 June 2018 amending Joint Action 2008/124/CFSP on the European Union Rule of Law Mission in Kosovo* (EULEX KOSOVO

COUNCIL DECISION (CFSP) 2020/792 of 11 June 2020 amending Joint Action 2008/124/CFSP on the European Union Rule of Law Mission in Kosovo* (EULEX KOSOVO)

PSC decision on the appointment of the Head of  Mission (2016)

PSC decision on extending the mandate of the Head of Mission (2017)

PSC decision on extending the mandate of the Head of Mission (2018)

PSC decision on extending the mandate of the Head of Mission (2019)

PSC decision on the appointment of the Head of  Mission (2019)

Doracak për Sundimin e Ligjit: English | Shqip | Srpski