05 shkurt 2015
Dje në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dy të pandehurit H.T. dhe B.D. u dënuan për veprën Ushtrim i ndikimit në bashkëkryerje në shkelje të Neneve 345 (1) dhe 23 të KPK 2003.
Ky rast përfshinte pretendimin se dy të pandehurve u ishte ofruar dhe kishin pranuar përfitim të padrejtë prej 200,000 EUR në këmbim të pajtimit për të ushtruar ndikim të padrejtë lidhur me vendim-marrjen e personave zyrtarë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit përpara ceremonisë së ofertimit, e cila është mbajtur më 20.05.2009 për privatizimin e një sipërfaqeje të tokës bujqësore afër fshatit Muzakaj. Secili prej të pandehurve u dënua me burgim prej pesëmbëdhjetë (15) muaj, si dhe është marrë vendimi për konfiskimin e shumës prej 200,000 eurove. Rasti është ndjekur nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së. Të gjitha palët kanë të drejtë ankese.