20 janar 2015
Dje, PSRK-ja ka ngritur një aktakuzë kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale, përfshirë krim të organizuar; furnizim, transportim, këmbim apo shitje të paautorizuar të armëve; mashtrim; dhe shpërdorim të pozitës zyrtare apo autoritetit.
Në këto pretendime përfshihen tre zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe dy biznesmen. Pretendimet kanë të bëjnë me procesin e tenderit për furnizimin me armë, municion dhe pajisje për mbikëqyrje për Policinë e Kosovës (PK).
Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së.