22 prill 2015
Më 20 prill 2015, Prokurori i EULEX-it Heikki Wendorf, ia ka drejtuar një letër Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, në të cilën i është referuar një informate që kishte të bënte me Kryeprokurorin e Shtetit Aleksander Lumezi.
Shefi i Misionit EULEX, Gabrielle Meucci, sqaroi në letrën e tij dërguar Presidentes Jahjaga më 20 prill 2015, që mendimi i shprehur nga Prokurori Wendorf nuk përfaqëson qëndrimin e Misionit EULEX.
Ligjet e Kosovës parashikojnë mekanizma për adresimin e pohimeve kundër personelit gjyqësor të Kosovës. Këto pohime do të duhej të paraqiteshin para organeve gjyqësore të Kosovës.
http://www.eulex-kosovo.eu/eul/repository/docs/PR20150422_01.pdf