23 shtator 2015
Të hënën, më 21 shtator, një konvoj prej pesë kamionëve të EULEX-it, rimorkio dhe një vinç kanë arritur në Beograd duke transportuar ndihma humanitare për refugjatët dhe emigrantët në Serbi. Misioni i EULEX-it në Kosovë është duke dhënë si donacion pajisje shtëpiake dhe mjete për gatim, mikrovalë, aparat për ujë të ngrohtë, shtretër, dyshekë, dollapë, mjete higjienike dhe pajisje për siguri, si dhe gjeneratorë, ngrohëse, dhe një kontejner të pajisur me kabina dushi, hapësira për pastrim, dhe një tualet.
Dorëzimi i pajisjeve është bërë në Leshtan/Beograd dhe Shid. Pjesa më e madhe është dorëzuar dje, më 22 shtator, në Shid, afër kufirit me Kroacinë. Pjesa tjetër do të dorëzohet sot në Kanjizhë. Donacioni i është dorëzuar Komisariatit për Refugjatë dhe Emigrantë në Serbi.
Donacioni është paraparë të ofrojë ndihmë të menjëhershme për refugjatët dhe emigrantët që aktualisht janë në kalim në Serbi.
Lexo më shumë për donacionin e EULEX-it këtu