08 dhjetor 2015
Pas zhvarrimeve që janë bërë më 25 gusht 2015 në Krushë të Vogë në Komunën e Prizrenit, si dhe pas pranimit të rezultateve të analizave të ADN-së, DML i EULEX-it ia ka dalë që ta zgjidhë fatin e dy personave të pagjetur. Me këtë rast është identifikuar një viktimë e masakrës së 26 marsit 1999 në Krushë të Vogël.
Përveç kësaj, si rezultat i punës shumë vjeçare me familjet e viktimave të fshatit Pastasel në Komunën e Rahovecit është identifikuar një person tjetër që konsiderohej i pagjetur.
DML-ja është i kënaqur që ka arritur ta zgjidhë fatin e dy personave të pagjetur prej vitit 1999, në mënyrë që edhe familjet të lehtësohen me përmbylljen e këtyre rasteve.
EULEX-i do të vazhdojë ta mbështesë DML-në për ti zgjidhur rastet e personave të pagjetur në Kosovë.
Prej vitit 2008, EULEX-i i ka zgjidhur 384 raste të personave të pagjetur si rezultat i konfliktit në Kosovë.