15 dhjetor 2015
PSRK-ja ka ngritur aktakuzë në janarin e kaluar kundër 7 të pandehurve me pretendim të korrupsionit që përfshin kompaninë e shërbimeve publike, Korporata energjetike e Kosovës, KEK. Me këtë aktakuzë pretendohet në disa vepra të ndryshëm penale të mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit dhe lidhja e kontratave të dëmshme.
Më 11 qershor 2015, gjykata e shkallës së parë refuzoi kundërshtimet e avokatëve mbrojtës sa i përket provave dhe kërkesës për hedhje poshtë të aktakuzës si të pabazuara. Gjykata po ashtu e konfirmoi aktakuzën. Më 5 gusht, Gjykata e Apelit pranoi pjesërisht ankesat e avokatëve mbrojtës dhe e hodhi poshtë aktakuzën si të paafatshme.
Më 26 nëntor 2015, një kolegj i përzier i gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Kosovës anuloi vendimin e Gjykatës së Apelit dhe pranoi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Shtetit. Gjykata e ndryshoi vendimin e Gjykatës së Apelit me të cilin aktakuza ishte shpallur e paafatshme. Lënda i është kthyer Gjykatës Themelore të Prishtinës për të proceduar me shqyrtimin gjyqësor.