08 janar 2016
Vitin e kaluar, Gjykata Themelore e Prizrenit ka shpallur gjashtë të pandehurit fajtorë për vepra të pretenduara penale për korrupsion. Në aktakuzë pretendohej se të dyshuarit kishin kryer vepra të ndryshme penale të keqpërdorimit të pozitës ose autoritetit zyrtar.
Më 22 korrik 2015, Gjykata e Apelit pjesërisht ka pranuar ankesat e paraqitura nga avokatët mbrojtës, ka anuluar aktgjykimin e ankimuar të Gjykatës Themelore dhe ka kthyer lëndën në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë.
Më 26 nëntor 2015, një kolegj i përzier i gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Kosovës, ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Apelit dhe ka aprovuar ankesën e paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Shtetit. Gjykata ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Apelit me anë të të cilit lënda ishte kthyer në rigjykim. Lënda i është kthyer Gjykatës së Apelit për rishqyrtim nga një kolegj tjetër.