13 qershor 2016
Pas një raportimi nga një medium online ku thuhet se Shefi i Misionit EULEX, Gabriele Meucci, e ka ndërprerë një hetim penal, Misioni dëshiron të përsërisë se hetimet e kryera nga gjyqësori i tij janë të pavarura dhe se ato nuk mund të mbizotërohen nga udhëheqësit e këtij Misioni apo nga ndonjë subjekt tjetër që nuk është pjesë e procesit gjyqësor.
EULEX-i nuk ka tolerancë për çfarëdo ndërhyrje në punën e gjyqësorit. Çdo pretendim lidhur me ndërhyrjen, ndërprerjen ose pengimin e punës së pavarur të gjyqësorit nga ana e udhëheqësve të EULEX-it është i pavërtetë dhe i pabazuar.