30 gusht 2016
Sot, më 30 gusht, shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Kjo ditë na shërben për të ngritur vëmendjen e autoriteteve, mediave dhe opinionit të përgjithshëm anembanë botës për gjendjen e vështirë të të Pagjeturve dhe familjeve të tyre. Kjo është çështje e ndjeshme e cila prekë mijëra njerëz në Kosovë dhe paraqet një nga çështjet më të rëndësishme për EULEX-in.
EULEX-i ndihmon Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë, në përpjekjet e tij intensive në përcaktimin e fatit e të Zhdukurve. Veç kësaj, EULEX/IML fuqimisht bashkërendon veprimet me shoqatat e familjeve, familjet individualisht dhe akterët tjerë në proces.
Qysh se ka filluar punën EULEX-i në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në dhjetor 2008, mbetjet mortore të 491 viktimave nga konflikti iu janë kthyer familjeve të tyre. Nga kjo dalin 387 persona të zhdukur e të cilët janë gjetur nga puna intensive në teren (mbi 554 operacione fushore), analiza laboratorike (punë intensive të autopsive dhe identifikimeve, përfshirë 2100 mostra ashtërore të zgjedhura për teste të AND-së) dhe inspektime arkivore.
Instituti i Mjekësisë Ligjore me përkrahjen e ekspertëve mjeko-ligjor të EULEX-it, do të vazhdojë të ushtroj mandatin e tij në gjetjen e fatit të zhdukurve sa më shpejt që të jetë e mundur.