09 shtator 2016
Përfaqësuesit e katër shërbimeve policore të Ballkanit Perëndimor kanë marrë pjesë në një konferencë rajonale e cila është mbajtur sot në Shkup.
Nikoqir i kësaj konference ishte Mitko Chavkov, Drejtori i Policisë së Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM), ndërsa ishte e fasilituar nga misioni i EULEX-it. Qëllimi saj ishte intensifikimi i bashkëpunimit dhe harmonizimi i veprimeve të mëtejme lidhur me terrorizmin dhe krimin e organizuar në Ballkan. Në konferencë kanë marrë pjesë drejtorët e policive nga Shqipëria, Kosova, Serbia, IRJM-së të cilët ishin të shoqëruar nga drejtorët e tyre përkatës të hetimeve.
Terrorizmi dhe krimi i organizuar paraqesin kërcënime globale dhe që nuk njohin kufi. Sulmet terroriste të fundit në Francë, Turqi dhe Gjermani të cilat shkaktuan një numër të madh të viktimave njerëzore dhe të dëmeve materiale, janë një tregues i qartë se ky fenomen duhet të adresohet në nivel global. Synimi i konferencës është rritja dhe forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në këtë fushë mes policive të Ballkanit Perëndimor.
Në konferencë, të gjithë drejtorët e policive nga rajoni u pajtuan për intensifikimin dhe shkëmbimin e informacionit dhe të identifikimit të mënyrave për një shkëmbim të informacionit në mënyrë sa më ekspeditive. Veç kësaj, drejtorët u zotuan për vazhdimin e organizimit të konferencave rajonale të rregullta me qëllim të thellimit të një bashkëpunimi më të afërt për ndihmë të ndërsjellë dhe mbledhje e shkëmbim të informacionit.
Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) fuqishëm i mbështetë shërbimet policore të rajonit në qasjet e tyre drejt përparimit, zhvillimit të mëtejmë dhe avancimit të bashkëpunimit të tyre për sigurinë dhe prosperitetin e qytetarëve të tyre.