29 shtator 2016
Shefja e Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), zj. Alexandra Papadopoulou, pati sot një takim njoftues me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, zj. Arta Rama-Hajrizi.
Ato diskutuan për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme mes gjyqësorit dhe EULEX-it, dhe theksuan se sundimi i ligjit është kyç për suksesin dhe prosperitetin e aspiratave evropiane të Kosovës.
EULEX-i qëndron i gatshëm ta mbështetë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe të ofrojë ndihmë për fuqizimin e mëtejmë të këtij institucioni, tha zj. Papadopoulou.