20 prill 2017
Prishtinë, 20 prill 2017 - Sot, një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës kundër të pandehurit Z.V. ish-rezervist policie në Vushtrri për veprimet të cilat pretendohet se kanë ndodhur ndërmjet fshatrave Shtudime e Epërme dhe Shtudime e Poshtme, Komuna e Vushtrrisë dhe objekteve të Kooperativës Bujqësore, Vushtrri më ose rreth datës 2 maj 1999,si dhe për veprimet dhe sjelljet të cilat pretendohet se kanë ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Smrekovnicë, Komuna e Mitrovicës gjatë javëve pas kësaj ngjarjeje.
I pandehuri akuzohet për: Krime lufte kundër popullatës civile siç parashihet dhe ndëshkohet me anë të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ), dhe aktualisht i penalizuar me Kodin Penal të Kosovës (KPK), dhe kundër rregullave të së drejtës ndërkombëtare në fuqi gjatë kohës së konfliktit të armatosur të brendshëm në Kosovë. Këto krime përfshijnë vrasjet brutale dhe të kundërligjshme, trajtimin çnjerëzor, shkaktimin e vuajtjeve të mëdha, aplikimin e masave të frikësimit dhe terrorit, konfiskimin e pasurisë, plaçkitjen dhe vjedhjen në shkallë të gjerë të pasurisë që ishte e pajustifikueshme.
Kjo aktakuzë është ngritur nga prokurori ndërkombëtar pas ekstradimit të pandehurit nga Mali i zi.