Lajme

Shefi i EULEX-it u takua me Kryeministrin e ri

22 dhjetor 2014

Shefi i Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Gabriele Meucci, u takua sot me Kryeministrin e ri të Kosovës, z. Isa Mustafa.

Shefi i EULEX-it e uroi Kryeministrin e ri për formimin e qeverisë së re, si dhe të dytë diskutuan lidhur me bashkëpunimin e ardhshëm në fushën e sundimit të ligjit dhe për rëndësinë e vazhdimit të partneritetit ndërmjet institucioneve kosovare të sundimit të ligjit dhe EULEX-it.