Lajme

Ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit u ligjëron studentëve të “Akademisë verore ndërkombëtare të Kosovës”

17 korrik 2019

Më 17 korrik, u.d. Shef i Misionit, Bernd Thran, u mbajti ligjëratë një grupi prej 55 studentësh nga  e mbarë bota të cilët morën pjesë në një aktivitet 10 ditor në Kosovë të quajtur “Akademia verore ndërkombëtare e Kosovës 2019”.

Thran ua sqaroi atyre këtë Mision dhe historikun e tij, si dhe foli në përgjithësi për ndërtimin e paqes në zonat pas konfliktit, në veçanti për lidershipin dhe negociatat.

Studentët kishin ardhur nga vende të ndryshme, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania e Madhe, Pakistani, Singapori, Koreja e Jugut, Italia, Portugalia, Austria, Kanada, Republika e Çekisë, Rusia, Belgjika, Kameruni, Kenia, Irlanda, Norvegjia, Hungaria, Zvicra, Holanda, Uzbekistani, Polonia, Japonia, Libia, Etiopia dhe Kosova.