23 korrik 2019
Një punëtori katër ditore është organizuar nga Njësia Korrektuese e EULEX-it për pjesëtarët e Qendrës së Paraburgimit të Lipjanit.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte trajnimi i oficerëve korrektues për sigurinë e burgjeve: për të ofruar një përmbledhje gjithëpërfshirëse të koncepteve të analizës së rrezikut dhe planeve rezervë, si dhe për ta rritur kapacitetin reagues të tyre në situata të krizave.
Njësia Korrektuese e EULEX-it vazhdon t’i përkrah autoritetet e Kosovës për rritjen e kapaciteteve të tyre në planifikimet dhe vlerësimet e sigurisë, analizës së rrezikut dhe planeve rezervë.