27 gusht 2019
Më 26 gusht, Misioni EULEX i ka dorëzuar pajisje të TI-së dhe pajisje për zyrë si dhe një automjet të tipit Pathfinder Drejtorisë së Mirëqenies Sociale të Komunës së Prishtinës.
Dren Kukaj, Drejtor i Drejtorisë së Mirëqenies Sociale, e shprehu mirënjohjen e tij duke deklaruar: “Ne i jemi shumë mirënjohës Misionit EULEX për këtë donacion. Ne do të sigurohemi që këto pajisje të shfrytëzohen aty ku nevojiten më së shumti.”
Për më shumë, më 27 gusht, Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave pranoi pajisje të TI-së dhe pajisje tjera për zyrë si pjesë e iniciativave të këtij Misioni për ndërtim të kapaciteteve dhe të përkrahjes.