Lajme

Donacionet e EULEX-it për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale/Institutin Special në Shtime dhe shkollën

13 shtator 2019

Më 2 shtator, EULEX i dhuroi një automjet Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale/Institutit Special në Shtime.
Xhemajl Dugolli, Drejtor i Institutit Special, falënderoi EULEX-in për mbështetjen e vazhdueshme dhe nënvizoi rëndësinë e këtij donacioni për punën e institutit.
Më 4 shtator, EULEX i dhuroi pajisje të teknologjisë informative dhe pajisje të tjera zyra shkollës "Arif Shala" në Korroticë të Poshtme.
Ne vërtet e vlerësojmë mbështetjen e EULEX-it dhe vullnetin e Misionit për të na i siguruar këto pajisje të nevojshme" tha drejtori i shkollës, Murtez Shala.