Lajme

Ceremonia e ndarjes së medaljeve për Njësinë Policore të Specializuar

13 shtator 2019

Më 11 shtator, në kampin e Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) në Mitrovicë u mbajt ceremonia e ndarjes së medaljeve, gjatë së cilës zyrtarëve policorë të rotacionit XXIX të NJPS nga Polonia iu ndanë medalje për shërbimin nëntëmujorë në EULEX.
Zëvendëskomandanti i përgjithshëm i Policisë së Polonisë, Gjenerali Kamil Bracha, bëri ndarjen e medaljeve për zyrtarët policorë nga Polonia dhe i falënderoi për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre. Ushtruesi i detyrës së Zëvendësshefit të Misionit EULEX, Cezary Luba, po ashtu falënderoi zyrtarët policorë nga NjSP për shërbimin dhe përkushtimin e tyre në kryerjen efektive të mandatit dhe detyrave të Misionit.