Lajme

Gabriele Meucci e vizitoi Gjykatën Themelore të Mitrovicës

10 mars 2015

Më 10 mars 2015, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Gabriele Meucci e vizitoi Gjykatën Themelore të Mitrovicës, e cila aktualisht ndodhet në objektin e gjykatës në Vushtrri.

Gjatë kësaj vizite, Meucci u takua me një numër të gjyqtarëve dhe prokurorëve vendas të kësaj Gjykate. Gjyqtarët e informuan Meuccin lidhur me punën e tyre të përditshme, kushtet e tyre për punë, si dhe shpresat e tyre që marrëveshja për gjyqësinë do të zbatohet së shpejti ashtu që të fillojë normalizimi i funksionimit të kësaj gjykate. Nga ana e tij, Shefi i Misionit theksoi se EULEX-i është i gatshëm që të ndihmojë në zbatimin e Marrëveshjes për Integrimin Gjyqësor.