Lajme

Shefja në largim e EULEX-it në takime lamtumirëse me zyrtarë kosovarë dhe liderë partiakë

15 korrik 2019

Më 11 korrik, Shefja në largim e EULEX-it Alexandra Papadopoulou mbajti një varg takimesh lamtumirëse me Presdientin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, Ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri, Kryetarin e LDK-së Isa Mustafa dhe Kryetarin e Partisë Socialdemokratike Shpend Ahmeti.

Papadopoulou i falënderoi bashkëbiseduesit e saj për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me EULEX-in përpara dhe pas mandatit të saj si Shefe e këtij Misioni dhe shprehu besimin se homologët vendas do të vazhdojnë me përkushtimin e tyre për ta përmirësuar sundimin e ligjit në Kosovë. Ajo siguroi që EULEX-i do të vazhdojë të jetë në anën e tyre për të ndihmuar që sistemi i sundimit të ligjit në Kosovë të bëhet edhe më i qëndrueshëm dhe llogaridhënës.