Lajme

Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit, Bernd Thran mban takim njohës me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi

23 korrik 2019

Ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit, z. Bernd Thran, u takua sot me Presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaçi. Ai e njoftoi Presidentin lidhur me emërimin e tij të paradokohshëm si u.d. Shef i EULEX Kosova dhe i përcjelli atij mesazhe për angazhimin e vazhdueshëm të këtij Misioni bashkë me partnerët e tij vendas të sundimit të ligjit në të mirë të qytetarëve të Kosovës. "Pikërisht tre vjet më vonë unë jam shumë i lumtur që ju takoj zoti President, përsëri si u.d. Shef i Misionit, njësoj siç e kisha filluar mandatin tim në EULEX Kosova", tha Thran.