Lajme

Përfaqësuesja e EULEX-it mori pjesë në debatin për personat e zhdukur

31 tetor 2019

Më 30 tetor 2019, Qendra Burimore për Personat e Zhdukur organizoi një takim informues për familjet e personave të zhdukur.

Gjatë këtij aktiviteti, Zëvendësdrejtorja e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Tarja Formisto, shpjegoi se si kontribuon EULEX-i në punën e IML-së për identifikimin e personave të zhdukur. "Secili rast është i ndryshëm, kurse unë jam gjithmonë e gatshme që t'i përgjigjem pyetjeve tuaja. Unë jam këtu për t'ju ndihmuar me të gjitha informacionet që kam në dispozicion", tha zonja Formisto ndërsa iu drejtua familjeve të personave të zhdukur.

Ndërkohë, IML-ja e ka intensifikuar punën e tij në gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur. Nga janari deri më 15 maj 2019, ekspertët e EULEX-it i mbështetën kolegët vendas në pesë raste të vlerësimit të lokacioneve në terren dhe kontribuan në gjetjen e dy personave të zhdukur si rezultat i kryerjes së tri zhvarrimeve. Përveç kësaj, mbështetje mjeko-ligjore u ofrua në Ferizaj, ku u zhvarrosën katër trupa. Nga qershori 2018 deri në tetor 2019, janë bërë 15 identifikime. Dhjetë nga këto ishin të personave në Listën Zyrtare të Personave të Zhdukur. Prej muajit tetor, numri zyrtar i personave të zhdukur është 1644, pasi që janë shtuar raste të reja në këtë listë.