Lajme

Ushtruesi i detyrës së Shefit të EULEX-it u takua me një delegacion të policisë së Suedisë

06 nëntor 2019

Më 5 nëntor, Ushtruesi i detyrës së Shefit të EULEX-it, Cezary Luba, u takua me një delegacion të policisë së Suedisë që e vizituan EULEX-in, i udhëhequr nga Udhëheqësja e Njësisë për Mbështetjen e Operacioneve Paqësore, Ann-Sofi Jakobsson. Përveç mandatit dhe aktiviteteve të EULEX-it, bashkëbiseduesit diskutuan për mbështetjen e ardhshme të Suedisë për EULEX-in.

“Cilësia e personelit të angazhuar nga Suedia në EULEX vazhdon të jetë shumë e lartë – unë pres që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen pasi që kjo ia mundëson Misionit që t’i ofrojë Kosovës këshilla dhe mbështetje të cilësisë së lartë”, tha Luba.