11 nëntor 2019
Më 1 nëntor, Shefja e Zyrës për Shtypit dhe Zëdhënëse e EULEX-it, Ioanna Lachana, foli në një seminar të Shkollës së Gazetarisë për Gjyqtarët i organizuar në Shkup, Maqedoni e Veriut, nga Shoqata e Gjyqtarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Ambasada e ShBA-ve. Gjatë këtij seminari, i cili mblodhi gjyqtarë, zëdhënës të gjykatave dhe gazetarë nga Maqedonia e Veriut, Lachana prezantoi mënyra për t’i kapërcyer pengesat në komunikim ndërmjet gjyqtarëve dhe gazetarëve, si dhe praktikat më të mira për ta përmirësuar komunikimin midis tyre. "Të kuptuarit e pritjeve të gazetarëve është një parakusht për komunikimin e suksesshëm", tha zëdhënësja e EULEX-it, duke shtuar se gjyqtarët dhe zëdhënësit e gjykatave duhet t'ju sigurojnë gazetarëve informacion të saktë, të besueshëm, të dobishëm dhe me kohë, duke i përdorë të gjitha kanalet e komunikimit në dispozicion, si ato elektronike dhe jo-elektronike.