Lajme

Monitoruesi i EULEX-it për drejtësinë flet në një seminar të organizuar nga OSBE-ja për mënyrën e fuqizimin të reagimeve të sundimit të ligjit kundër terrorizmit

15 nëntor 2019

Më 13 dhe 14 nëntor, Laurentiu Dumitrica, monitorues i drejtësisë penale nga Njësia e EULEX-it për monitorime, mori pjesë në një seminar me temën “Fuqizimi i reagimeve të drejtësisë penale kundër terrorizmit në pajtueshmëri me sundimin e ligjit” të organizuar në Tiranë nga Prania e OSBE-së në Shqipëri dhe Njësia e Sekretariatit të OSBE-së për veprime kundër terrorizmit. Seminari, i cili mblodhi zyrtarë nga fusha e zbatimit të ligjit dhe e drejtësisë penale, si dhe avokatë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile të Shqipërisë, kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe promovimin e praktikave më të mira në kuadër të Memorandumit të Rabatit të Forumit Global Kundërterrorizmit për praktikat e mira për praktikën efektive kundërterrorizmit në sektorin e drejtësisë penale. Zyrtari nga EULEX-i foli për përvoja relevante nga monitorimi sistemik i sistemit të drejtësisë penale në Kosovë, duke theksuar në veçanti ngjashmërinë e karakteristikave dhe sfidave gjatë hetimeve kundër terrorizmit dhe gjatë procedurave gjyqësore nëpër rajon, në veçanti në Kosovë, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë. Gjatë seminarit, ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë folën për praktika të avancuara dhe zhvillime pozitive në përpjekjet institucionale kundër terrorizmit, disa prej tyre tejet relevante për Kosovën, për shembull në fushën e mekanizmave mbrojtës për zyrtarët e drejtësisë penale, angazhimin e ekspertëve të ekstremizmit fetar gjatë procedurave gjyqësore, dhe programeve efektive të deradikalizimit nëpër burgje. Zyrtari nga EULEX-i ishte i shoqëruar nga një zyrtar i Policisë së Kosovës – Departamenti kundër terrorizmit, i cili bëri një prezantim të sfidave dhe sukseseve gjatë hetimit të terrorizmit në Kosovë.