04 dhjetor 2019
Më 4 dhjetor 2019, Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit, Cezary Luba mbajti një takim njoftues me Komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi.
Gjatë këtij takimi, Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit Luba dhe Gjeneral Majori Risi paraqitën pikëpamjet e tyre rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe biseduan për bashkëpunimin afatgjatë në mes të EULEX-it dhe KFOR-it, në veçanti si reagues të dytë dhe të tretë të sigurisë në Kosovë.
“Pres që nën komandën e Gjeneral Majorit Risi ta vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë dhe të shkëlqyeshëm mes dy organizatave tona drejt sigurimit të një mjedisi të sigurt në Kosovë”, tha me këtë rast Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit EULEX.