Lajme

EULEX-i priti studentë të programit master për të drejta të njeriut

16 janar 2020

Më 15 janar, EULEX-i ishte nikoqir i një vizite studimore të përbashkët të studentëve  të programeve master për të Drejtat e Njeriut të Kampusit Global të Venedikut dhe të Vjenës. Shefi i Zyrës Ligjore dhe për të Drejta të Njeriut, Paul Flynn, Zyrtari Politik Naim Hajdari dhe Shefja e Zyrës për Shtyp dhe Zëdhënësja, Ioanna Lachana, i mirëpritën këta studentë dhe shpalosën një përmbledhje të zgjeruar lidhur me mandatin aktual dhe të arriturat e këtij misioni.

Kjo vizitë synon që studentëve t’u ofrojë mundësi që ta kuptojnë më thellë sundimin e ligjit dhe situatën politike në Kosovë në përgjithësi. Për më shumë, gjatë kësaj vizite, studentët e shfrytëzuan mundësinë që të bashkëbisedojnë në mënyrë interaktive me personelin e EULEX-it dhe bënë shumë pyetje lidhur me veprimtarinë e këtij misioni në të kaluarën dhe rolin e tanishëm të tij.

Vizita e rreth 120 studentëve të këtyre dy programeve master për të drejtat e njeriut është bërë një traditë e përvitshme dhe e thekson përkushtimin e EULEX-it për angazhimin e të rinjve në promovimin e sundimit të ligjit.