Lajme

Shefi për operacione dhe misione të NATO-së takon udhëheqësinë e EULEX-it

29 janar 2020

Më 28 janar, Shefi i operacioneve dhe misioneve në Shtabin e NATO-së në Bruksel, Michel Soula, zhvilloi takim me Shefin e ri të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Zëvendësshefi i Misionit EULEX, Cezary Luba. Tema kryesore e diskutimeve ishte situata e sigurisë dhe e sundimit të ligjit në Kosovë. Bashkëbiseduesit konfirmuan bashkëpunimin e themeluar mirë dhe të rëndsishëm mes EULEX-it dhe KFOR-it në Kosovë, përfshirë sistemin e reaguesit të sigurisë të përbërë prej tri shtresave.