31 janar 2020
Më 30 janar, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark, takoi Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Michele Risi, dhe diskutoi rreth situatës së sigurisë në Kosovë.
Të dy krerët u zotuan për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes EULEX-it dhe KFOR-it, në veçanti si reaguesit e dytë dhe të tretë, përkatësisht, të sigurisë në Kosovë.