Lajme

Shefi i EULEX-it takon Drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës për të diskutuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm

20 shkurt 2020

Më 18 shkurt, Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, takoi Drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Nehat Thaçi, ku diskutuan për mënyrat e zhvillimit të mëtejmë të mbështetjes së EULEX-it për ShKK-në në pajtueshmëri me nevojat dhe prioritetet zhvilluese të ShKK-së.

Gjatë takimit, Wigemark theksoi se Misioni do të vazhdojë t’i ofrojë ndihmë ShKK-së për fuqizimin e kapaciteteve të saj për trajtimin e çështjeve jetike, siç është menaxhimi efektiv i të gjitha institucioneve korrektuese në Kosovë, përfshirë burgun e sigurisë së lartë, si dhe rehabilitimi dhe deredikalizimi i të burgosurve.

Mësoni më shumë rreth punës së EULEX-it për zhvillim të kapaciteteve në ShKK: https://www.eulex-kosovo.eu/?page=2,13,136