03 mars 2020
Më 6 shkurt, EULEX-i e përfundoi një punëtori tre-ditore mbi vlerësimin e rrezikut ndaj sigurisë së burgut për gjashtë pjesëtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) në Qendrën e Paraburgimit në Smrekonicë. Kjo është pjesë e një serie punëtorish, të cilat synojnë ta pajisin ekipin e SHKK-së me informacione mbi sigurinë në mjedisin korrektues, si dhe me instrumenta për t’i vlerësuar rreziqet ndaj sigurisë në një mënyrë më gjithëpërfshirëse dhe më të strukturuar.
Deri më sot, rreth 50 oficerë korrektues nga institucionet e ndryshme të SHKK-së kanë marrë pjesë në këto punëtori. Njësia Korrektuese e EULEX-it pritet që ta organizojë këtë punëtori shkallë-shkallë në të gjitha institucionet e SHKK-së, si dhe t’i trajnojë trajnerët në secilin institucion për ta siguruar qëndrueshmërinë dhe pronësinë.